Një 12 vjeçar shqiptar ra pre e dhunës së babait të shokut të tij të klasës në Greqi, ndërsa ngjarja ka shkaktua reagime të forta për shkak se është konsideruar si një sulm racist.
Në pamjet e filmuara prej mediave greke duket fëmija shtrirë përtokë ndërsa dhunohet nga babai i shokut të klasës, i cili ia përplas kokën në tokë.
Djali tregon se ai ka qënë thjesht duke shëtitur me biçikletë në momentin kur është sulmuar nga moshatari i tij dhe babai. Ndërsa familja e 12-vjeçarit pretendon se bëhet fjalë për një sulm racist dhe ka kërkuar ndëshkimin e autorëve.
“Babai i shokut të klasës më kapi prej flokësh dhe më goditi në kokë. Ai më mallkon për vendin tim dhe babai i tij dikur më bërtiti sepse ne kemi pasur përsëri një zënkë dhe këtë herë ai më kapi për flokësh“, u shpreh vogëlushi.
Pas sulmit fëmija u dërgua në spital ku dhe mjekët zbuluan se kishte pësuar frakturë në qafë.
Prindërit e shqetësuar kanë menduar të ndërrojnë shkollën për djalin e tyre pasi vuan shpesh nga probleme të natyrës raciste nga grekët. /abcnews.al