Starova: Fitore e merituar e Laçit, Lushkja-Deliu i kanë zili të gjithë

schedule00:03 - 23 Qershor, 2020

schedule 00:03 - 23 Qershor, 2020

Sulejman Starova vazhdon analizën e tij në Pressing, në ABC News. Bobi u ndalua te ndeshja Laçi-Kukësi, që u fitua nga kurbinasit 2-0. Starova tha se fitorja e Laçit ishte mëse e merituar, duke i thurur elozhe të gjithë futbollistëve bardhezi.

“Kukësi kishte mundësinë e fundit për të mos i dhënë shans Tiranës të mos shkëputej më shumë pikë, pasi Tirana e kishte fituar ndeshjen e vët. Laçi po lufton për Europë. Te Laçi, të gjithë lojtarët kanë një formë shumë të mirë sportive.

Laçi është perfekt në fazën difensive dhe nëse je mirë në fazë difensive, do të jesh sipër në tabelën e klasifikimit. Ne folëm për Selmanin javën e shkuar, e kishim dhe këtu në studio. Ai është 19 vjeçar dhe po bën shumë mirë në fazën difensive.

Meritë ka dhe Stajila, Fangaj dhe Turkaj nga krahët janë shumë të fortë në fazë difensive. Ignjatovic-Selmani, së bashku me Juljan Shehun, janë shumë të mirë si treshe kur dalin mbrojtësit e krahut. Mbuluan shumë mirë Shkurtajn dhe Rrocën. Laçi mbrohet me 5 sulmon me 5, mbrohet me 6 dhe sulmon me 4. Shkurtaj dhe Rroca nuk u dukën fare.

Pse Laçi është mirë? Sepse ka dy mesfushorë që dhe Tirana i ka zili. Dy lojtarët e brendshëm, Lushkja dhe Deliu, janë të shkëlqyer. Skuadra e mbuloi mirë mungesën e Nëabueze, është futur Greca. Fitore plotësisht e merituar e Laçit”, u shpreh Starova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!