Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dede: Tirana i shtyp kundërshtarët, e dija që e fitonte me goleadë klasiken

schedule23:15 - 22 Qershor, 2020

schedule 23:15 - 22 Qershor, 2020

Nevil Dede, trajneri i Shqipërisë U21, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai foli për klasiken e Shqipërisë, mes Tiranës dhe Vllaznisë.“E Isha i bindur që Tirana fitonte me goleadë me Vllazninë. Lajmi është humbja e Kukësit. Më bën përshtypje diçka te Ngoo, i cili shënon pak, por asiston shumë. Kjo tregon që ka kualitet të lartë dhe shënojnë të tjerët”.

“Edhe te jepej penalltia, Tirana do fitonte. E pakuptimtë që Vllaznia bojkotoi stërvitjen. Tirana i shtyp kundërshtarët. Nëse mendoni se kampionati rihapet, kjo është një utopi. Tirana e nënvlerësoi Teutën dhe gaboi. Janë të përkëdhelur pak, pas shënojnë shumë gola.

Kur u kujtuan të luajnë nuk shënuan dot. Unë nuk jam dakord që ka bërë Laçi ndeshjen e jetës, pasi e kanë eliminuar edhe në Kupë dhe i kanë hapur probleme të gjithëve. Tirana i ka të gjitha statistikat pozitive. Normal Kukësi ka kualitete, por problemi është se çfarë ndodh. Futbollit në fund i shikohen shifrat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!