Sulejman Starova, pjesë e skuadrës Pressing në ABC News, është si gjithmonë i prerë dhe i drejtpërdrejtë me analizat e tij. Bobi e nisi fjalën e tij me një analizë të Tiranës dhe të Kukësit.
“Tirana e tregoi forcën dhe kur mbeten me 10 futbollistë, nuk i dhanë asnjë mundësi Vllaznisë. U mbrojt shumë mirë, kundërsulmoi, fitoi dhe me goleadë. Sigurisht, kjo është e bazuar te forma e mirë që po kalon e gjithë skuadra. Pak e vuajti atë humbje në Durrës.
Kukësi kishte një ndeshje shumë më të fortë se Tirana. Tirana është prapë te 9 pikët, Kukësi kishte ndeshjen e jetës dhe e dinte vështirësinë në Laç. Edhe Laçi po kalon një formë shumë të mirë dhe sigurisht që kishte detyrë të vështirë.
Kukësi Europën e ka siguruar dhe objektiv kishin vetëm titullin. Nga kjo situatë, Laçi e kishte përgatitur shumë mirë. Kukësi nuk ka bërë asnjë ndeshje që pas minutës së 60-të, deri kur mbaroi loja, rrezikoi goleadën. Mbaroi pak 2-0, mund të shkonte 3 ose 4. Zëvendësimet e trajnerit nuk arritën te niveli i Kukësit. Nuk e kishim parë Kukësin të luajë aq dobët”, u shpreh Starova./abcnews.al