Erisi, Bledi, Danjela, Endri, Eduardi, Brunilda, Eljana, Ornela e Adriano, janë nëntë fëmijë të mitur, nga 1 deri në 6 vjeç.
Pavarësisht moshës ata do të bëheshin pjesë e një ngjarje tepër të rendësishme 30 vjet më parë në Tiranë.
Kjo është pjesë e një grupi fotografish të korrikut të vitit 1990 ku këta fëmijë janë të ngujuar në ambasadat e huaja si shumë bashkëmoshatarë, prindrit e tyre, të rinj e më të moshuar.
Janë 5 mijë qytetarë kryesisht nga Tirana që guxuan më 2 korrik 1990 të lënë atdheun e tyre dhe të strehohen në ambasadat e huaja.
Ngjarja ndodhi gjashtë muaj para se të rrëzohej diktatura komuniste.
Më 2 korrik bëhen 30 vjet nga ajo ditë, kur këta fëmijë u ngujuan në ambasada bashkë me prindrit e tyre me shpresë se përtej mureve të diktaturës komuniste, në hapësirëne ambasadës gjermane e të tjera amabasada në Tiranë, do ta gjenin lirinë.
Abc News është duke punuar për të përgatirur një speciale që i kushtohet këtyre fëmijëve në mes të 5 mijë shqiptarëve të tjerë që u dyndën nëpër ambasada duke shënuar një ndër ngjarjet më të rëndësishme të fundit të diktaturës komuniste.
Secili prej atyre që e sheh veten në këtë foto apo kushdo që njeh njërin prej tyre është i ftuar që të kontaktojë me Abc News!