Koronavirusi futet në një jetimore vajzash në Indi, 5 prej tyre shtatzanë

schedule14:42 - 22 Qershor, 2020

schedule 14:42 - 22 Qershor, 2020

57 vajza të vogla kanë rezultuar të infektuara nga Covid-19 në një jetimore në qytetin verior Indian të Kanpur, thonë zyrtarët.

Shumica janë asimptomatike dhe të gjithë ato që dolën pozitive janë zhvendosur në një qendër izolimi.

Pesë nga 57 vajzat u zbuluan se ishin shtatzënë, thanë zyrtarët hindu, për BBC.

Me më shumë se 400,000 të infekuar, India është vendi i katërt me numrin më të lartë infektuarve.

Një prej vajzave u dërgua në spital javën e kaluar pasi kishte temperaturë të lartë.

Pasi ajo doli pozitive me koronavirus, u testuan edhe vajzat e tjera.

Një punonjës i jetimores u zbulua gjithashtu se ishte pozitiv, por zyrtarët nuk e dinë ende burimin e infeksionit.

Komisioni Shtetëror për Gratë në Uttar Pradesh, ku ndodhet Kanpur, tha se shumica nga vajzat ishin viktima të sulmeve seksuale.

Pesë vajzat që u gjetën shtatzënë u sollën në strehimore nga rrethe të ndryshme dhe se ishin shtatzënë kur u erdhën aty, tha z. Kumar, duke shtuar se rastet e tyre ishin nën hetim./abcnews.al