Një ngjarje e rëndë ka nddhur në Kinë ku 8 fëmijë janë mbytu në lumë. Mediat e huaja raportojnë se fëmijët po luanin pranë digës Tongjia në lumin Fu në Kinë, ku njëri prej tyre ra në lum dhe 7 të tjerët u hodhën për ta ndihmuar, por fatkeqësisht asnjëri nuk ka dalë që të mbijetojë.
Një operacion kërkimi dhe shpëtimi filloi nga autoritetet lokale në rrethin Tongnan, i cili vazhdoi gjatë gjithë natës, janë gjetur dhe trupat e fëmijëve të mbytur.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, mbytja është shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët nën moshën 14 vjeç në Kinë. Ministria kineze e shëndetësisë vlerëson se rreth 57,000 njerëz mbyten çdo vit në të gjithë vendin./abcnews.al