Carlo Ancelotti ka luajtur me shumë kampionë dhe ka stërvitur plot futbollistë të mëdhenj. Gjithsesi, çdokush ka pengje, më saktë dëshira të parealizuara. Një ndër trajnerët më të mirë dhe më fitues, zbulon dy emrat që do të kishte dashur.
“Do të kisha dashur të stërvitja Leo Messi, për ta krahasuar edhe me një tjetër kampion me të cilin kam punuar: Cristiano Ronaldon. Do isha i lumtur të kisha pasur edhe Francesco Tottin në skuadrën time.
Unë e kam nisur karrierën te Roma dhe kam marrë shumë dashuri aty. Totti është një idhull i popullit romanist dhe do të kisha dashur shumë ta stërvitja një lojtar të tillë“, deklaron trajneri i anglezëve të Everton për The Guardian. /abcnews.al