Përkeqësohet situata në spital, rritet numri i të shtruarve me Covid 19

schedule11:02 - 21 Qershor, 2020

schedule 11:02 - 21 Qershor, 2020

Shifrat e larta të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, ka rritur dhe numrin e shtrimeve në spitalin Infektiv.

Krahasuar me një ditë më parë kemi 15 pacientë të rinj të shtruar, duke e çuar në 78 numrin e tyre që marrin kujdes mjeksor, nga të cilët 10 janë në terapi intensive, ndërsa 1 i intubuar. Deri më tani numri i rasteve aktivë me koronavirus në vendin tonë është 784.

LEXO EDHE:Shifra të larta të infektuarish në vendin tonë, konfirmohen 71 raste të reja

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 pacientë duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve në vendin tonë.

Ndërkohë një tjetër person ka humbur jetën në vendin, duke e çuar në 44 numrin e përgjithshëm të viktimave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!