Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jonida e pëson keq, përfundon në pishinë pas rrengut të Romeos

schedule10:46 - 21 Qershor, 2020

schedule 10:46 - 21 Qershor, 2020

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Vetëm pak kohë më parë, dyshja pranoi publikisht lidhjen, pasi pavarësisht spekulimeve në media, ata janë treguar të rezervuar duke e mbajtur sa më të fshehtë marrëdhënien e tyre.

Aktualisht, çifti po shijon disa ditë me pushime në Mal të Zi, ku dhe kanë ndarë me ndjekësit momente nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Romeo ka publikuar disa pamje, ku nuk mungon as një video e këndshme e një rrengu që i ka bërë partneres. Ndërsa Jonida po përpiqet të realizojë një foto, Romeo shihet teksa e shtyn këngëtaren drejt pishinës. “Shiko pak majtas”, dëgjohet të thotë aktori, i cili përfiton nga rasti për ta shtyrë në ujë.



Dyshja vendosi ta pranojë publikisht lidhjen, përmes një videoje të publikuar në Tik Tok, ku shfaqeshin duke kërcyer së bashku, dhe që prej atëherë Romeo dhe Jonida nuk kanë nguruar të ndajnë çaste nën shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjete sociale. /abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

Romeo i punon rreng Jonides??

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!