Juventusi nuk po kalon një moment të mirë dhe humbja e finales së Kupës së Italisë kundër Napolit është përjetuar keq. Bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje të dobët dhe kritikat janë shtuar shumë, sidomos për Maurizio Sarrin.
Këtij të fundit po i del situata jashtë kontrollit dhe Cristiano Ronaldo i ka dalë kundër përpara finales së Kupës. Trajneri kishte vendosur ta aktivizonte portugezin në rolin e qendërsulmuesit, por ky i fundit nuk ka pranuar.
“Nuk luaj në atë pozicion“, është shprehur CR7 përpara skuadrës dhe trajnerit, duke qenë serioz në dëshirën e tij për t’u aktivizuar në një tjetër pozicion. U tha, u bë! Ylli i skuadrës në krahun e majtë të sulmit dhe Dybala në rolin e numrit 9.
Asgjë nuk funksionoi sërish dhe “Zonja e Vjetër” vuajti edhe për të krijuar raste, me Napolin e Gattusos që meritoi fitimin e trofeut pas goditjeve të penalltive. Juventusi duhet të reagojë, tani nis gara e fortë për titullin, ndërsa në gusht rikthehet Champions League, fiksimi i madh i klubit italian. /abcnews.al