Një vendim që duhet të trondisë qeverinë shqiptare e lexon Arben Kashau, Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, votimin e së premtes të Parlamentit Europian që kërkon plotësimin e 15 kushteve nga ana e Shqipërisë përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
“Lajm i keq, për Shqipërinë, është në vazhdën e lajmeve të këqija, që kjo qeveri ka shkaktuar në procesin e integrimit. Një lajm që duhet të shaktojë tronditje në Tiranë,” shprehet shprehet Kashau.
Rezoluta mori edhe më shumë vota, sesa kur u miratua në parim, duke treguar një qasje më të ashpër të parlamentit kundrejt Shqipërisë.
Kashau shprehet:
“Kjo është hera e parë që PE bën një qasje më të ashpër, me tone më të forta për Shqipërinë. Nuk kemi hapje kapitujsh negocimi nëse Shqipëria nuk i realizon këto 15 kushte.
Sipas Kashaut, hapi pas për integrimin nga ana e Parlamentit Europian është marrë pas raporteve jo progresive që kanë eurodeputertë sa i përket kushteve.
“Abc News” këkroi një reagim edhe nga nr. 2 i PS për ketë vendim të shumicës së eurodeputetëve. Balla preferoi të shpreh shifrën e mbështetjes së PE-së për integirmin.
Ky raport i Parlamentit Europian do të kalojë tashmë për vendimarrje në këshillin Europian, që do të vendos nëse do i qëndrojë vendimit të marsit që qeveria shqiptare të plotësojë fillimisht 5 kushte përpara mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare, e më pas 10 të tjera përpara hapjes së kapitujve për negocim. /abcnews.al/