36-vjeçari gjendet i vdekur, dyshohet se është vetëvarur

schedule16:26 - 20 Qershor, 2020

schedule 16:26 - 20 Qershor, 2020

Një 36-vjeçar dyshohet se është vetëvarur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbime të Komisariatit të Policisë në Bulqizë njoftojnë se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14.30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në fshatin Valikardhë, shtetasi E. Z., rreth 36 vjeç, dyshohet se është vetëvarur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga kqyerja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.