Mediat e huaja kanë raportuar ditët e fundit se George Clooney dhe Amal Alamuddin po i japin fund martesës së tyre. Sipas National Enquirer, shkak për këtë është bërë një letër anonime që ka mbërritur në shtëpinë e çiftit, sipas së cilës, Clooney është babai i vërtetë i Avas, vajza e Stacy Keibler.
Stacy është ish-e dashura e George Clooney, modele e cila pati një romancë me yllin hollivudian, pasi ky i fundit u nda nga Elisabetta Canalis. Mirëpo së fundmi, National Enquirer gjithashtu ka raportuar se George dhe Amal kanë nisur të dalin me të tjerë.
Por, lidhur me këto thashetheme ka shkruar Gossip Cop, teksa raporton se burime të afërta afër Clooney e kanë quajtur të pavërtetë lajmin, duke hedhur poshtë spekulimet për një ndarje të mundshme. /abcnews.al/





