Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother, Alba Çobaj është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram. Alba ka ndarë me ndjekësit një dedikim të ëmbël për të bijën, duke bërë gjithashtu me dije edhe emrin e vogëlushes, që e ka quajtur Sofia.
“Nuk gjej fjalët ende të përshkruaj mrekullinë e atij çasti kur mjekët ma vunë sipër në kraharor dhe unë rilinda. Faleminderit Zot për këtë bekim që na dhe duke na bërë prindër të dashurisë sonë Sofia!
Mezi pres të ndaj me ju videon e eksperiencës së lindjes që sigurisht ishte më e bukur në botë. Të duam shumë Sofia jonë e shpirtit. Mami Alba dhe babi Migeni të kanë arsyen e jetës.”, thekson ndër të tjera Alba. /abcnews.al/



