Abc News zbardh opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias për paketën anti-shpfije. Raporti sugjeron se është e dobishme të rishikohet metoda e zgjedhjes së AMA-s dhe anëtarëve të këshillit të Ankesave.
“Këto organe të kanë një përbërje pluraliste, të përbëhen nga individë të kualifikuar, të përfaqësojnë komunitetin e mediave dhe të gëzojnë një autonomi të besueshme nga qeveria dhe kontrollin e korporatave”
Komisioni i Venecias bie dakord që projekt-ndryshimet nuk janë gati për miratim në formën e tyre aktuale. “Ligji ka paqartësi dhe ka të ngjarë të ketë një efekt frenues, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalimin politik”.
LEXO EDHE: Rama: Mirënjohje për raportin e Komisionit të Venecias, të garantojmë mbrojtjen nga shpifja
Për të adresuar problemin e mediave të papërgjegjshme, Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetë-rregullues të pavarur e funksionues ku të jenë të aktorët përkatës të komunitetit të mediave, të aftë për të siguruar një sistem efektiv dhe llogaridhënies i mediave online.
Komisioni i Venecias kujton se sanksionet e rënda nuk duhet të bëhen menjëherë të detyrueshme; procedurat gjyqësore në raste të tilla duhet të kenë një efekt pezullues dhe gjykatat duhet të ketë fuqinë të rishikojë përmbajtjen e vendimeve në kuadrin e procedurave të cilat ofrojnë garanci themelore të gjykimit të drejtë.
Raporti e konsideron ligjin jashtëzakonisht problematik për lirinë e mediave, në pikën për masat ndëshkuese përmes gjobave./abcnews.al