5 ditë para vendimit, caktohet gjyqtari i çështjes Tahiri

schedule16:15 - 19 Qershor, 2020

schedule 16:15 - 19 Qershor, 2020

Caktohet emri që do të zëvendësojë gjyqtaren Nure Dreni në trupën gjykuese për Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelën.

Abcnews.al mëson se ai është Dhimitër Lara dhe do t’i bashkohet gjyqtareve Albana Broksi dhe Nertina Kosova për të dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm.

Dreni e cila ka shyrtuar një sërë çështje me rëndësi “ngeci” në vetting pak ditë më parë.

Vendimi për ish-ministrin e Brendshëm do merret në orën 09:30 në datë 24 qershor. Në seancën e 11 qershorit, Tahiri paraqiti një mbrojtje prej 138 faqesh, ndërkohë që prokurorët e çështjes kërkuan shfuqizim të dënimit të konvertuar në shërbim prove.

Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!