Publikoi videon e atentatit të Arjan Ndoj, Valteri pas dëshmisë në SPAK: Nuk na e mbyllën gojën

schedule12:46 - 19 Qershor, 2020

schedule 12:46 - 19 Qershor, 2020

Deputeti Halit Valteri i cili u thërrit në SPAK pas publikimit të videos, ditën e djeshme në Kuvend në lidhje me atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj në një intervistë për mediat nuk pranoi të jepte detaje.

Lexo edhe: VIDEO/ Publikoi videon nga atentati i prokurorit, deputeti Valteri e dorëzon në SPAK

Ai u shpreh se i qëndron deklaratave të tij, duke mos komentuar në lidhje me këtë çështje.

“Nuk do të komentoj as edhe një gjë. Nuk na e mbyllën gojën, por ligji është ligj dhe duhet zbatuar. Të gjitha deklaratave të mia që kam bërë në foltoren e Kuvendit i qëndroj. Deklaratat janë publike. Duhet të sqaroja të gjitha detajet që të mos lija asnjë fije dyshimi”, tha Valteri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!