Deri më tani ekspertët kanë folur rreth dëmeve që koronavirusi u shkakton mushkërive, por gjithnjë e më tepër po shtohen provat se dëm pësojnë edhe organe të tjera. Tashmë ekspertët në Britaninë e Madhe po thonë që Covid-19 shkakton dëme afatgjata edhe në tru. Sipas mjekëve, dëmi u bëhet edhe trurit edhe sistemit nervor.
Raportohet se virusi mund të shkaktojë probleme mentale duke përfshirë psikozë, konfuzion mani, depresion dhe lodhe. Po ashtu, Covid-19 mund të shkaktojë edhe një fenomen të rrallë por të rrezikshëm siç është catatonia dhe sindromën Guillain-Barre, e cila bën që sistemi imunitar të shkatërrojë nervat e veta.
Ekspertët parashikojnë po ashtu se dëmet neurologjike nga Covid-19 mund shkaktojnë lodhje kronike dhe depresion në terma afatgjatë edhe tek të rinjtë të cilët mund ta kenë kaluar me simptoma të lehta.
Për këtë arsye, në Britaninë e Madhe tashmë është krijuar një aleancë për të monitoruar çështje të tilla. CoroNerve ka mbledhur studime nga raste të më shumë se 150 të rriturve britanikë me simptoma që pasqyrojnë këto probleme të shfaqura.
Pothuajse një e treta kanë pasur çrregullime të humorit dhe konfuzion. Shifra të konsiderueshme këto që, sipas ekspertëve, tregojnë dëmet dhe inflamacionin në tru. /abcnews.al/