Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për 6 turqit e deportuar

schedule11:33 - 4 Prill, 2018

schedule 11:33 - 4 Prill, 2018

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot në orën 14:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Ai u shpreh se me kërkesë të 40 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme kryesia ka vendosur që seanca të fillojë në orën 14:00 përsa i përket çështjes së debatit pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq. Shtetasit turq u dëbuan nga Kosova të enjten e kaluar në 28 Mars.

Pas kësaj ngjarjeje, kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi dorëheqjen e ministrit të brendshëm Flamur Sefaj dhe të shefit të AKI-së Driton Gashi. Sefaj dha dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa Gashi ende nuk e ka bërë një gjë të tillë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!