Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ai e ka dhënë lajmin përmes një statusi në rrjetet sociale ku shprehet se është vetëizoluar dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë shqetësim dhe asnjë simptomë.
Binaj thotë se është i keqardhur që do mungojë në dy javët e fundit të sezonit të programit të humorit.
“Jam aq pozitiv si tip saqë dola pozitiv edhe me covid-19 Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të karantinës.
Fatmirësisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!
Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat! Shëndet të gjithëve!”, shkruan Florian Binaj.