Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkatërrohet banda kriminale e drogës në Itali, mes të arrestuarve 8 shqiptarë

schedule18:05 - 18 Qershor, 2020

schedule 18:05 - 18 Qershor, 2020

Policia italiane ka shkatërruar bandën kriminale të drogës dhe ka vënë në pranga 11 prej tyre mes të cilëve 8 ishin shqiptarë.

Mediat italiane bëjnë me dije se është shkatërruar banda kriminale të “Ndragheta-s”, që trafikonte drogë nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë.  Shkatërrimi i saj është bërë i mundur në kuadër të operacionit të koduar  “Rinascita-Scot”, i cili më 19 dhjetor të 2019 çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës.

Droga vinte përmes Brazilit dhe Shqipërisë nëpërmjet kompanive të import-eksportit për materiale mermeri, niobiumi e mangani dhe shitej më pas në tregjet e Toscana-s, në Siçili, Piemonte dhe Cosenzas.

https://www.youtube.com/watch?v=aCavFfHYoVA&feature=emb_title

Ndërkohë, klani shqiptar trafikonte marijuanë e hashash nëpërmjet portit të Barit në Itali, nga një grup trafikantësh që jetonin në Toscana. Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se shqiptarët e ndaluar të përfshirë në këtë bandë kriminale janë; Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;  Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;  Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;  Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979; Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;  Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971 dhe  Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983; Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhjetëra gramë heroinë dhe pilula escstasy, ndërsa të arrestuarve i janë sekuestruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.

Ndërkaq nga ky operacion antidrogë që ka nisur që në dhjetor të 2019 kanë rënë në pranga edhe ish-parlamentar të forcave të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë bashkiake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!