Vazhdon seanca në Gjykatën e Posacme për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Llalla nuk ka pranuar të jetë i pranishëm në seancë, por ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.
Pritet që në këtë seancë Gjykata të marrë një vendim, nëse çështja do të kalojë për gjykim duke pranuar kërkesën e Prokurorisë të përfaqësuar nga Klodjan Braho. Do të kthejë çështjen për hetime të mëtejshme ose do të pushojë çështjen penale për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Gazetarja Glidona Daci tha për “ABC News” se çështja ka përfunduar në gjykatë për fshehje apo deklarim të rremë të pasurisë.
Pritet që në këtë seancë të ketë një vendim nga ana e Gjykatës së Posaçme.
Ndërkohë hetimet për ish-kryeprokurorin kanë nisur prej rreth dy vitesh, ndërsa nga ana e avokatit të çështjes pretendohet se nuk ka asnjë element të veprës penale dhe për këtë arsye kërkohet të pushohet çështje në ngarkim të ish-kryeprokurorit./abcnews.al

