Shkarkimi i tualetit me kapak të hapur faktor në infektimin me Covid, sipas shkencëtarëve

schedule13:31 - 18 Qershor, 2020

schedule 13:31 - 18 Qershor, 2020

Shkarkimi i tualetit me kapak të hapur krijon një re grimcash që mund të thithen gjatë frymëmarrjes dhe mund të përhapet një infeksion, siç është koronavirusi, thonë studiuesit.

Shkencëtarët kinezë llogaritën që shkarkimi mund të bëjë që grimca të ujit të dalin nga tualeti, duke arritur lartësinë e kokës dhe më gjerë.

Pikat mund të udhëtojnë deri në 91 cm nga niveli i tokës, sipas modelit kompjuterik të përdorur nga shkencëtarët e “Universitetit Yangzhou”.

Mbyllja e kapakut do ta shmangte këtë.

Koronavirusi përhapet përmes pikave të ajrit nga kollitjet dhe teshtitjet, ose objektet që janë të kontaminuara me to.

Njerëzit e infektuar gjithashtu mund të kenë gjurmë të virusit në jashtëqitjet e tyre, megjithëse ende nuk është e qartë nëse kjo mund të jetë një mënyrë tjetër për të kaluar sëmundjen te të tjerët.

Shkencëtarët në të gjithë botën po testojnë ujërat e zeza për të përcaktuar sesi disa njerëz mund të ishin infektuar me koronavirus.

Viruse të tjerë mund të përhapet nga higjiena e dobët e tualetit, e njohur si transmetim fekal-oral.

Si mund ta mbrojmë veten?

Teksa uji shkarkohet, prek anët e vc-së, duke krijuar turbullira dhe duke përhapur pikat e tij. Pikat e ujit janë aq të vogla sa “notojnë”në ajër për më shumë se një minutë, sipas autorit të studimit Ji-Xiang Wang dhe kolegëve të tij nga “Universiteti Yangzhou”, Kinë.

Dr. Bryan Bzdek, nga “Qendra e Kërkimeve Brosol Aerosol” në “Universitetin e Bristol”, tha se megjithëse nuk kishte prova të qarta që koronavirusi mund të përhapet në këtë mënyrë, duhet të merren masa paraprake.

“Autorët e studimit sugjerojnë që, kurdo që të jetë e mundur, duhet ta mbajmë kapakun e tualetit mbyllur, të pastrojmë tualetin dhe të gjitha zonat përreth, dhe t’i lajmë duart pas përdorimit të tualetit.”

“Ndërsa ky studim nuk është në gjendje të tregojë se këto masa do të zvogëlojnë transmetimin e virusit SARS-CoV-2, shumë viruse të tjera transmetohen nga rruga fekale-orale, kështu që këto janë praktika të mira higjienike që duhet të aplikohen.”/abcnews.al