Deputeti Valteri nxori videon e atentatit të Arjan Ndojit në Kuvend, reagon SPAK

schedule12:29 - 18 Qershor, 2020

schedule 12:29 - 18 Qershor, 2020

Pas nxjerrjes së videos ditën e sotme në sallën e Kuvendit, nga deputeti Halit Valteri për atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

LEXO edhe: Valteri nxjerr videon nga atentati i Arjan Ndojës: E papublikuar më parë, Tahiri e Xhafaj subjekt i OFL-së

Menjëherë pas kësaj deklarate SPAK ka njoftuar se ka thirrur deputetin Halit Valteri për dorëzimin  e videos që posedon.

Gjatë seancës së sotme deputeti Halit Valteri ka hedhur akuza ndaj policisë duke thënë se nuk po e bën detyrën si duhet dhe nuk ka bërë veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, që sipas tij janë bërë me qëllim.

Valteri teksa i drejtohej Ministrit të brendshëm gjatë ditës së sotme në Kuvend tha:

“Nuk ta ka shpjeguar kryeministri Rama që je personi përgjegjës për gjithçka ndodh. Ti na përmende Lazaratin, po në Mirditë ke dyfishin e drogës, çoja paraardhësit tënd OFL-në, e jo atyre.

Nuk na bën pallavra për këtë punë. Këtu (tregon videon) tregohet shumë qartë ekzekutorin në atentatin e prokurorit Arjan Ndoja,  Redjan Rrahja dhe ai pa kapele, në këtë sallë pengohet zbardhja e kësaj ngjarjeje.

I ke të 12 drejtorët e qarqeve për përfshirë në krim, 30% që merrte paraardhësi yt, ndoshta ti s’ke informacion, se ndoshta s’të kanë dhënë lekë, se për mua ti dukesh një burrë shumë i mirë.

Ju ndoshta i shihni si shifra, por unë uroj që ajo harta shpresoj që të shkoj drejt zero, mos të kemi të vrarë, kështu si e keni katandisur ju policinë e shtetit, do vriten dhe do shkatërroheni”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!