Rama: Hera e parë që Brukseli i thotë një vendi bej “Zgjedhoren”, u qurravitët te ndërkombëtaret

schedule12:07 - 18 Qershor, 2020

schedule 12:07 - 18 Qershor, 2020

Duke bërë replike me deputetët e “Opozitës së Re”, kryeministri Rama u shpreh ndër të tjera se është hera e parë që një Reformë Zgjedhore hyn në gjendën e ndërkombëtarëve.

Kreu i qeverisë u shpreh: “Ajo që mua më shqetëson është fakti që ju akoma vazhdoni ta kërkoni tek ne atë që duhej ta kërkoni te vetja. Pse hyri Reforma Zgjedhore në agjendën e Bashkimit Evropian?Është hera e parë që ndodh, nuk hyn tek termat e integrimit.  Asnjë vendi para nesh nuk i ka thënë Brukseli bëj Reformën në Drejtësi..U bë pas atij episodi skandaloz me dhunë, shantazhe… që krijuan kanalin e një vajtimi të madh me emaile mesazhe, ankesa, qarja, qurravitje në  adresë të ndërkombëtarëve. Bëmë tërë atë gjullurdi, dhe një ditë të bukur na erdhën na thanë, jemi mire kështu siç jemi. I duam siç i kishim. Se paska pas fajin sistemi i administrimit, paska qenë okej. Në kohën e humbur kemi lëne parapa dy pika të rëndësishme, votën e emigrantëve dhe identifikimin biometrik.”

Ndërsa, komenteve të Hajdarit, Rama iu përgjigj:

“Zonja Hajdari ju dëgjova me vëmendje edhe nuk mund t’i shmangem replikës edhe pse do të doja që në këtë moment të mos shprehesha publikisht. Përderisa ka një proces që është ende i pa përfunduar, si rezultat i zvarritjes që po i bën opozita jashtëparlamentare detajimit të marrëveshjes që ju personalisht së bashku me tre anëtarët e tjerë të të ashtuquajturit Këshilli Politik keni firmosur në selinë e një ambasade mike. Natyrisht që përderisa ju referuat atyre që unë kam thënë dhe më kërkoni mua llogari për shkallët. Kam detyrimin t’u jap shpjegimin tim. Ajo që unë kam thënë kohë më parë, ka qene që të mos humbisnim kohë, të uleshim në tavolinë, ne dhe ju dhe të diskutonim adresimin e rekomandimeve të OSBE/ ODIHR për të mbyllur detyrimin…Dhe pastaj kam thënë le të diskutojmë në një shkallë të dytë për temën që keni në vëmendje të agjendës tuaj. Refuzuat, nuk më dëgjuat…” /abcnews.al/