Brazili vijon të jetë një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit dhe shifrat e personave të infektuar vijojnë të rriten me ritme të larta nga dita në ditë.
Të dhënat e fundit tregojnë se vendi i Amerikës Latine regjistroi rreth 35 mijë raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të prekur në 923 mijë. Me këto ritme Brazili do të arrijë shifrat e 1 milion të infektuarve brenda kësaj jave.
Ndërkohë që raportime kontradiktore vijnë nga autoritetet zyrtare braziliane. Shefi i stafit të presidentit Bolsonaro deklaroi se situata është në kontroll, por shifrat thonë të kundërtën.
Brazili tashmë renditet menjëherë pas Shteteve të Bashkuara për numrin total të personave të prekur nga pandemia e koronavirusit./abcnews.al