Një vit më parë Gjira Kajtazi u bë nënë për herë të parë, e cila solli në jetë djalin që e ka quajtur Maël. Pak kohë më parë, vogëlushi festoi ditëlindjen e parë dhe këngëtarja ndau disa foto të veçanta nga festa e organizuar.
Por, së fundmi, është mësuar se këngëtarja ndodhet sërish në pritje të ëmbël. Ka qenë vetë Gjira, që e ka bërë me dije lajmin teksa ka postuar një foto të të birit, ku thekson se do të bëhet vëlla i madh, shkruan abcnews.al.
“Ky djalë i vogël, do të bëhet vëlla i madh së shpejti“, shkruan Gjira krahas postimit, duke mos dhënë detaje të tjera, por bazuar tek emoji i zemrës blu që ka vendosur, ndjekësit besojnë se bebushi do të jetë sërish djalë. /abcnews.al



