Këngëtarja dhe modelja e njohur Anxhelina Hadergjonaj i ka habitur të gjithë me pamjen e saj të re.
Pas lehtësimit të masave ndaj koronavirusit, Anxhelina ka kaluar momente pranë bregut të detit, ndërsa është paraqitur me një stil të ri.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, ajo shfaqet me flokë të gjata sa trupi i saj, ndërsa tregon edhe trupin e saj të tonifikuar nga dielli.
Këngëtarja i ka munguar tregut të muzikës kohët e fundit, ndërsa nuk dihet nëse ka ndonjë projekt të ri.
/abcnews.al