Covid-19 ka ndryshuar, mjeku: Arsyet pse nuk ka më nevojë për 14 ditë izolim

schedule22:43 - 17 Qershor, 2020

schedule 22:43 - 17 Qershor, 2020

Në një intervistë për “Buro Politike”, mjeku Kita Sallabanda nga Madridi ka deklaruar se nuk është më e nevojshme izolimi për 14 ditë.

Mjeku iu referua një studimi të bërë së fundmi në Spanjë, ndërsa tha se është vërtetuar se në ditën e tetë pacienti i infektuar me Covid-19 ka rezultuar negativ.

Pas një jave bie virulenca e virusit tek të sëmurët. Unë nuk jam në gjendje të shpjegoj nëse ka qenë kështu apo jo sepse nuk kemi pasur një studim. Ky studim e ka vërtetuar këtë gjë. Të sëmurët në ditën 8 kanë rezultuar negativë. Sot aktualisht thotë se me 7 ditë në izolim është e mjaftueshme”, tha ai.

LEXO EDHE: “Nuk duhet një karantinë tjetër”: Sallabanda tregon çfarë e çudit në Shqipëri

Sallabanda theksoi se ende nuk është arritur “imuniteti i tufës”.

Nuk kemi imunitet tufe. Kjo është një e dhënë e rëndësishme që të na bëjë të përgatitemi për të ardhmen”, tha ai.

Më tej, mjeku tha se virulenca e virusit ka rënë, kjo për shkak të rritjes së temperaturave.

Në një vend si Spanjë nëse kemi pasur 5  mijë të infektuar në ditë, dje kishim 48. Në mënyrë të qartë virulenca ka rënë. Me ardhjen e beharit virulenca bie”, tha ai.

Sallabanda po ashtu tërhoqi vëmendjen për gjendjen e spitaleve në Shqipëri. Ai thekson se në Spanjë ka rregulla të forta, ku hyrja në spital nuk lejohet pa mjete mbrojtëse.

Duke u nisur edhe nga ky studimi kemi vënë disa rregulla për futjen në spitale. Të gjithë të sëmurët futen në një portë e veçantë, atje kanë solucion dhe maska. Dhe dalja është në një vend hyrje dhe në një vend dalje. As ne nuk futemi nga e njëra dera dhe të dalim nga e njëjta derë. Kjo tregon se kemi marrë masa të forta. Është e patolerueshme që mjekët të ikin pa maska. Është e patolerueshme që të sëmurët të mos kenë maska, dhe është e patolerushme që të ketë të afërm në dhomën e të sëmurit nëse nuk ka nevojë”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!