Prishja e ndërtimeve pa leje nga IKMT në Shëngjin është shoqëruar me tensione. Abcnews.al mëson se pronaret kundërshtojnë prishjen.
Ata pretendojnë se nuk janë lajmëruar dhe kërkojnë kohë për largimin e materialeve. Në zonë ndodhen forca të shumta policie, ndërsa ka pasur edhe konfrontime.
Prej ditësh IKMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, me qëllim lirimin e hapësirave publike në zonat turistike. Ndërkohë, nuk kanë munguar as tensionet. /abcnews.al

