Flakët përpinë gjithaçka në magazinën e hidrosanitareve në rrugen “Siri Kodra”. 30 zjarrfikëse iu kërkua ndihma për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa aty pranë ndodheshin edhe disa banesa dhe një karburant.
Vatrat e zjarrit riaktivizohen herë pas herë në magazinën e cila u dogj plotësisht në rrugën, “Siri Kodra”.
Rreth 30 automjete zjarrfikëse luftuan me flakët nga mesdita e së hënës, ndërsa magazina me materiale hidrosanitare u shkrumbua totalisht.
Flakët dukeshin nga disa kilometra larg kryeqytetit, pasi materiali ishte lehtësisht i djegshëm, duke krijuar panik tek banorët që ndodheshin shumë pranë me ndërtesën në flakë.
Bujar Kacana, efektiv i zjarrfikësve të kryeqytetit tregon luftën me flakët dhe ndihmën që I dhanë edhe kolegët e fushë-krujës, Durrësit si edhe ata të ushtrisë.
Për të përcaktuar shkaqet e rënies së flakëve, Kacana thekson se do të duhet ende kohë.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur njerëz të lënduar, por u raportua se këkruan ndihmën e parë disa efektivë zjarrëfikës, pasi mbetën të asfiksuar nga flakët./abcnews.al