Policia Kufitare e Barit në Itali është përballur me një ngjarje të pazakontë. Në bagazhin e automjetit të dy shqiptarëve nga Kosova është gjetur kufoma e një të afërmi të tyre.
Mediat italiane raportojnë se trupi i viktimës është gjetur në automjet, i mbështjellë me çarçaf, ndërsa makina po bëhej gati të futej në traget për të mbërritur në anën tjetër të Adriatikut, në Shqipëri.
Policia konfirmoi se viktima nuk kishte shenja dhune, dhe vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Ndërsa dy shqiptarët u përpoqën që ta sjellin trupin e të afërmit të tyre të varrosej në vendlindjen e tij në Kosovë.
Për shkak të situatës së vështirë të shkaktuar edhe nga pandemia, ata kishin vendosur që ta sillnin në mënyrën më të pazakontë trupin e pajetë. Ata e kishin mbështjellë të vdekurin me një çarçaf, dhe më pas e kishin vendosur në një kuti. Kufoma u gjet gjatë kontrollit rutinor të policisë.
Ndërkaq, autoritete italiane vendosën masë administrative për dy shqiptarët. /abcnews.al

