Formula e re e KQZ-së ndan palët, opozita propozon zgjedhjen e anëtarëve jashtë parlamentit

schedule15:51 - 17 Qershor, 2020

schedule 15:51 - 17 Qershor, 2020

Kur u lanë të vetëm në tryezë, pa prezencën e faktorit ndërkombëtar për të përkthyer në amendamente marrëveshjen e dakordësuar në 5 qershor, maxhoranca dhe opozita u ndanë sërish në qëndrime duke rrezikuar seriozisht konsensusin.

Riformatimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është pranuar si një domosdoshmëri nga të dyja palët, duke i faturuar institucionit aktual që organizon zgjedhjet në Shqipëri përgjegjësitë më të mëdha për proceset e mëparshme zgjedhore.

Ekspertët e Kuvendit, Rusmajli dhe Gumi kanë propozuar skemën e re si do të funksionojë KQZ. Në krye të këtij organi do të jetë Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, në rend të dytë hierarkik do të jetë Nën/komisioneri shtëtëror i zgjedhjeve, i cili pritet të jetë përfaqsues i opozitës dhe do të jetë i mandatuari kryesor për implementimin e teknologjisë në zgjedhje. Struktura e KQZ-së së re do të plotësohet me komisionin rregullator dhe komisionin e ankimeve dhe sanksioneve.

Socialistët propozojnë që përzgjedhja e të gjithë përfaqsuesve për këto organe të KQZ-së të bëhet përmes një gare të hapur selektuese në Kuvendin e Shqipërisë, ku të përzgjedhurit të kenë mandate nga 5-7 vjet. Por demokratët dhe aleatët e tyre, të ngelur jashtë parlamenti,  ofrojnë një tjetër formulë për rikompzimin e KQZ. Formula e prezantuar në mbledhjen e Këshillit Politik të martën, nuk është një alternativë origjinale e demokratëve por një formulë e huazauara nga modeli i plotësimit të institucioneve në sistemin e drejtësisë.

Opozita propozon që të jetë Avokati i Popullit institucioni përgjegjës për selektimin fillestar të kandidaturave për në KQZ. Çdo kandidat do të ketë kohë 15 ditë për të aplikuar për vendet vakante, ndërsa brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, një komision i përbërë nga Avokati i Popullit dhe dy komisionerë të Avokatit të Popullit, përpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion.

Kandidatët e selektuar nga Avokati i Popullit, do të merren në shqyrtim nga një komision Ad-Hoc në përbërje të së cilit do të jenë  3 përfaqësues të partive të shumicës parlamentare sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse dhe 2 përfaqësues të partive të pakicës. Për të krijuar besueshmëri në procesin e përzgjedhjes, opozita propozoi që të ndjek këtë procedurë për përzgjedhjen e kandidatëve.

  1. a) Nga lista e kandidateve qe kane aplikuar per Komisioner, zgjidhen me shumicë votash kater kandidatet me te mire. Keto kater kandidatura i kalohen dy anëtarëve të pakicës, ku secili prej tyre ka të drejtë të përjashtojë nga një kandidat. Me shumicë votash më pas, njëri nga dy kandidatët e mbetur në garë zgjidhet nga Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes si Komisioner.
  2. b) Nga lista e kandidateve qe kane aplikuar per ZëvendësKomisioner, dy përfaqësuesit e pakicës përzgjedhin secili nga një kandidat. Zëvendëskomisioner zgjidhet një nga dy kandidatët që ka marrë shumicën e votave në Komisionin Ad Hoc.
  3. c) Nga lista e kandidateve qe kane aplikuar për Komisionin Rregullator, secili nga anëtarët e Komisionit Ad Hoc ka të drejtën të zgjedh një anëtar.
  4. d) Nga lista e kandidatëve që kanë aplikuar për Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve, secili anëtar i Komisionit Ad Hoc ka të drejtën të zgjedh një anëtar.

Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret kalon në Kuvend ku brenda 10 ditëve, deputetët  në seancë plenare duhet të shprehen për plotësimin e organeve drejtuese në Komisionin e ri të zgjedhjeve në Shqipëri.

Një formulë e tillë është rrëzuar nga socialistët, të cilët edhe në përgjigje të një shkresë zyrtare të demokratëve sqaruan përmes Damian Gjiknurit se propozimi rrëzon traditën parlamentare të përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!