Humbi njeriun e afërt, ditë zie në shtëpinë e Valdet Ramës

schedule11:58 - 17 Qershor, 2020

schedule 11:58 - 17 Qershor, 2020

Valdet Rama provoi edhe Superioren, teksa për gjashtë muaj luajti për skuadrën e Kukësit. Verilindorët tentuan ta bindnin të qëndronte, por pa sukses. Nuk ishte e lehtë, pasi sulmuesi anësor kishte një arsye të fortë të qëndronte në Gjermani pranë familjes.

Babai i tij nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe dëshironte t’i qëndronte pranë. Kështu vendosi dhe u rikthye në Gjermani. Sot, vetë Rama bën me dije se njeriu i tij i dashur ka humbur jetën një ditë më parë.

“Babë, na e bo hallall, sa të është jeta me jetu, do të kujtojmë me mall. Me veprat e tua bamirëse gjithnjë kemi me u mburrë sa të është jeta! Babi, s’do të harrojmë! Të dua pa fund! Allahu i madhëruar na bashkoftë sërish”, shkruan mes të tjerash Rama në llogarinë e tij në “Facebook”.

 

Postimi i Valdet Ramës