Deputeti i LSI: Basha nuk është kryetar i partisë time

schedule15:06 - 3 Prill, 2018

schedule 15:06 - 3 Prill, 2018

Pas thirrjeve të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për mosbindje civile, një prej depuetetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka shprehur publikisht qëndrimin e tij kundër. Deputetit Robert Bitri ka deklaruar se nuk është dakord me mosbindjen civile.

Ndonëse thirrja për mosbindje civile u bë në emër të opozitës së bashkuar,deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Robert Bitri, e ka dëgjuar ndryshe.

“Lulzim Basha nuk është kryetari i partisë time. Nuk jam dakord me mosbindjen civile”, deklaroi ai për gazetarët nga kryesia e Kuvendit.

Në këtë mënyrë deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim kundërshton qëndrimin e opozitës për mosbindje civile në mbarë vendin pas protestave të mbajtura të shtunën kundër tarifës që do të paguhet në tunelin e Thirrës, pjesë e rrugës Durrës-Kukës Morinë.

Kryetari i PD i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos paguajnë asnjë taksë dhe të bashkohen në protestë, që sipas tyre, do të jetë me të gjitha format./abcnews.al