Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Siri po më ndalon policia”. Krijohet opsioni që do të aktivizojë kamerën dhe do njoftojë miqtë e tu

schedule05:19 - 17 Qershor, 2020

schedule 05:19 - 17 Qershor, 2020

Pas incidentit mes policisë dhe viktimës George Floyd në 25 majShtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndezur flakë, rracizmi dhe brutaliteti janë në qendër të vemendjes dhe besimi tek strukturat policore kanë rënë. Në përgjigje të autoritetit që efektivët e policisë zotërojnë dikush ka gjetur mënyrën si të angazhojë smartphonin në modalitet mbrojtës vetëm me një komandë.

Me të thënë me zë të lartë “Siri po më ndalon policia” çdo muzikë do të ndalojë, ndriçimi i ekranit bie, dhe modaliteti “do not disturb” ndizet. Smartphoni automatikisht dërgon një mesazh një kontakti të paracaktuar, ku njoftohet për çfarë po ndodh si dhe vendndodhjen e përdoruesit. Kamera frontale ndizet dhe smartphoni fillon të regjistrojë gjithçka. Me të mbyllur regjistrimin, një kopje i dërgohet një kontakti si dhe opsionet për ta ngarkuar në Dropbox apo iCloud janë të disponueshme.

Krijuesi Robert Peterson thotë se shumica e efektivëve të policisë tashmë janë të pajisur me kamera, andaj kjo do ishte varianti i një civili, i cili nuk dëmton askënd në asnjë mënyrë përkundrazi garanton më shumë siguri për të dyja palët.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!