Nesër në mbrëmje pritet të zhvillohet finalja e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Juventusit në “Stadio Olimpico”. Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, në konferencën e zakonshme për shtyp ka deklaruar se ekipi i tij është gati për juventinët.
“Nuk është kurrë koha e duhur për t’u ndeshur me Juven, pasi mendoj se është pjesë e ADN-së dhe historisë së tyre për të qenë gjithmonë gati. Ata kanë disa sezone që po luajnë në nivele të larta dhe kjo tregon shumë për mentalitetin e tyre. Ne duhet t’i respektojmë ato, por duhet të luajmë me çdo forcë që ne kemi”, deklaron tekniku italian.
“Maurizio Sarri? E pëlqej shumë stilin e tij të lojës. E kam thënë dhe herë të tjera dhe nuk më vjen aspak turp ta them, por unë i kam kopjuar skemat e tij në vitet e kaluara. Më pëlqen se si ai e organizon vijën e mbrojtjes si dhe trendin e tij për të bërë më shumë pasime në lojë.
“Tensioni me Lozanon? Ai që ndihet i lodhur ose nuk është në formën e tij më të mirë, thjesht mund të qëndrojë në dhomat e zhveshjeve dhe të humbasë një ditë stërvitjen. Të gjithë e dinë se nëse zbresin në fushë, atëherë duhet të japin maksimumin”, mbyll Gattuso. /abcnews.al