Një alpiniste adoleshente ka humbur jetën në Francë. Luce Douady ishte vetëm 16 vjeçe dhe ngjitja e maleve ishte pasioni i saj i madh. Ngjarja e hidhur ka ndodhur në juglindje të Francës, konkretisht në malet e Grenoble.
Le Dauphiné raporton se Douady ka rrëshqitur nga një shkëmb në një lartësi prej 150 metrash. Rrëzimi ka qenë fatal, kjo ngjarje i ka shokuar të gjithë dhe autoritetet franceze kanë hapur menjëherë një hetim. Vajza cilësohej si një talent në këtë sport dhe po përgatitej të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios, që zhvillohen verën e ardhshme.
“Atlete e re, e shkëlqyer dhe e talentuar“, e ka cilësuar vajzën e pafat Federata Ndërkombëtare e Sportit të Alpinizmit, teksa të shumtë kanë qenë mesazhet e ngushëllimit nga sportistë të ndryshëm. /abcnews.al