Kolegji “Turgut Ozal”, pikënisja e duhur për të mbërritur në majat e suksesit

schedule10:17 - 16 Qershor, 2020

schedule 10:17 - 16 Qershor, 2020

Kolegjet “Turgut Ozal” vijojnë me sukses prej më shumë se dy dekadash mësimdhënien cilësore në Shqipëri.

Në këtë kolegj kanë studiuar nxënës që kanë arritur majat e universiteteve më të mira në botë, një shembull suksesi është edhe Ori Hoxha i cili aktualisht studion në Universitetin e Kalifornisë për mjekësi.

“Kolegji “Turgut Ozal” ishte pikënisja ku unë zbulova pasionin tim, për të bërë bashkë njohuri nga fusha të ndryshme të shkencës me qëllimin për tu përmirësuar kualitetin e jetës së njeriut. Pasion ky që u ushqye me reflektimin dhe puna plot zell e mësuesve tanë në Kolegjin “Turgut Ozal”. Suporti akademik dhe shoqëritë dhe puna në kolegj janë dy faktorë pa të cilët nuk do të kisha mundur dot të studioja dhe të kisha një eksperiencë të suksesshme këtu në Universitetin më të mirë publik, në Kaliforni”, thotë ai.

Një tjetër shembull suksesi është edhe Fabio Hodo.

“Programi mësimor i Kolegjit si dhe shtyrja e vazhdueshme për të marrë pjesë  në olimpidata të ndryshme të matematikës, dhe Fizikës, më dhanë aftësitë e duhura, të cilat në maj të këtij viti, arrita të diplomohesha nga universiteti i Minesotas në “Inxhinieri Ajrore Nautike dhe Astrofizikë”. Falënderimi i veçantë shkon për Bordin e shkollës si dhe mësuesit, të cilët pavarësisht se nuk e dinë, kanë lënë gjurmë të thella në formimin  karakterit tonë”, shprehet ai për Kolegjin ku ka studiuar.

Për të folur për mënyrën se si organizohet mësimi në këtë shkollë në emisionin ABC –ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi ishin të ftuar në studio Sonila Shehu, Pedagoge, dhe Gred Braho, maturant në kolegjin “Turgut Ozal”.

Pedagogia Shehu sqaroi disa detaje nga kurrikula që aplikohet në mësimdhënien e këtij Kolegji, dhe si ndërthuret mësimi me aktivitetet në shkollë, dhe jashtë saj.

“Duke qenë se kurrikula e re vendos në qendër nxënësin dhe përpiqet ta lidhi lëndën dhe me jetën, ata vazhdimisht do të merren me aktivitete të ndryshme, p.sh klubi i medias zhvillon aktivitete të ndryshme si brenda shkolle, jashtë shkolle, duke ngritur tematika dhe problematika, duke u takuar me gazetarë, duke shkuar në televizione, duke shkruar në faqet sociale të shkollës. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për ti lidhur ata me realitetin. Kjo mënyrë organizimi të çon drejt një zgjedhje por në fund është nxënësi që e bën zgjedhjen”.

Ndërsa maturanti Grend Braho, ndjehet mirë dhe mendon se ka bërë zgjedhjen e duhur, duke studiuar në këtë Kolegj, edhe pse perceptohet nga publiku se Kolegji mund të kufizojë së tepërmi nxënësit, duke iu imponuar atyre rregulla strikte, dhe të ashpra, për Brahon nuk ndodh aspak kështu.

“E di që është ky perceptim por mendoj se rregullat e Kolegjit janë brenda normave të caktuara. I vetmi ndryshim nga maturantët e tjerë është që detyrohemi të veshim uniformën. Nga ana e mësimdhënies besoj është më mirë se shkollat e tjera”, thotë ai.

I pyetur nga gazetari Enkel Demi se përse zgjodhi pikërisht “Turgut Ozal”, maturanti tha:

“E zgjodha sepse ka një emër të mirë. Më pas janë mësimdhënia në anglisht, kushtet e e mira të shkollës, orët me kompjuter dhe në laborator. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”.

Pedagogia Sonila Shehu, tha se maturantët e këtij kolegji dalin të mirë përgatitur për të vazhduar më tej, fushën e zgjedhur ku duan të studiojnë.

Shumë nxënës të kësaj shkolle synojnë Gjermaninë, sidomos për lëndët e mjekësisë, kjo edhe për faktin se kur ata mbyllin klasën e 12-të, kanë përftuar nivelin maksimal të gjuhës angleze siç është C1. Në këtë mënyrë ata janë gati të përballen me të gjithë provimet ndërkombëtare.

Nga maturantët tanë synohet shumë Gjermania për studime sidomos për mjekësinë. Ne sot kemi mbi 10 nxënës që duan të shkojnë për studime atje, por ne si gjuhë të parë kemi anglishten, nuk është e lehtë. Kur ata mbarojnë klasën e 12 janë në nivelin C1, dhe ata mund të përballen me të gjithë provimet ndërkombëtare. Ne kemi nxënës që aktualisht studiojnë në Gjermani. Rreth 50 % e nxënësve tanë studiojnë jashtë shtetit. Ne kemi një zyrë që merren me konsultimin dhe këshillimin që drejton maturantët për vazhdimin”, u shpreh Shehu.

Kolegji Turgut Ozal”, një nga kolegjet më prestigjioz, edukohen nxënës nga kopshti e deri  në gjimnaz, ku aplikohen kurrikulat më të mira, nga mësuesit më profesionistë./abcnews.al