Starova: Kukësi ka luksin e batutave, nuk më pëlqyen ndërrimet e Egbo

schedule22:48 - 15 Qershor, 2020

schedule 22:48 - 15 Qershor, 2020

Trajneri i mirënjohur shqiptar, Sulejman Starova, është si gjithmonë i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Starova, në fjalën e tij, u ndalua më shumë te Tirana, duke thënë se ndërrimet e Egbo ndaj Teutës, nuk i pëlqyen.

“Kukësi ka një avantazh, e shmangu presionin e UEFA-s, ka krijuar një distancë prej 6 pikësh me Laçin, nuk po e quaj Skënderbeun. Kjo gjë e bën të dëgjosh dhe ndonjë batutë për Tiranën, e ka këtë luks. Më përpara, nuk e kishte, se kishte presionin e UEFA-s.

Egbo ashtu është, ka besim të madh te Zoti. Ai e ka thënë që në fillim vjen Zoti, pastaj presidenti. Tirana e pati të vështirë në pjesën e parë ndaj Teutës, por reagoi në pjesën e dytë. Ndërrimet e Egbo nuk më pëlqyen, largimi i Ngoo nuk më pëlqeu.

Ai ishte shumë mirë në lojën në ajër dhe nuk arrihej as nga Hoxha, as nga Arapi. Mendoj se duhet të kishte një sulmues të dytë në fushë, fundja po humbiste Tirana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!