Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Teutë e fortë, ja çfarë i kërkova skuadrës. Më frikësonte vetëm një gjë

schedule22:30 - 15 Qershor, 2020

schedule 22:30 - 15 Qershor, 2020

Teuta arriti një fitore të madh kundër Tiranës. Sfida u vendos nga një gol shumë i bukur i Emiljano Vilës, që rihapi garën për titull dhe i dhuroi tre pikë të rëndësishme skuadrës durrsake. Trajneri i Teutës, Edi Martini analizoi fitoren dhe nuk i kurseu elozhet për djemtë e tij në prononcimin e dhënë për Supersport.

FITORJA – “Ndeshjet e tilla të mobilizojnë, e kishim studiuar Tiranën. Kërkonim të bënim një presing ultraofensiv. Djemtë dhanë shpirtin në fushë dhe dua t’i falënderoj. Është ndeshja e tyre. Nuk kemi ndryshuar asgjë, kemi kërkuar të jemi më tepër pragmatist dhe të marrim pikët”.

OBJEKTIVI – “Ne kemi objektiv Evropën. Në Ballsh s’e meritonim humbjen dhe sot duhet të jepnim gjithçka për gjithçka. Treguam që jemi ekip mjaft i mirë dhe i fortë. Kisha besim që do ia dilnim”.

SULMI – “Nuk duhet të shikojmë kush shënon, forca e Teutës është grupi. Arrijmë të shënojmë thuajse çdo ndeshje. Është koha të fitojmë, jo të shikojmë kush shënon”.

NDERI PËR KUKËSIN – “I kemi bërë nder ekipit tonë, qytetit tonë dhe vetes. Do të luftojmë deri në fund. E kisha frikë anën fizike, Tirana ka bërë 3 ndeshje të lehta, ndërsa ne kishim 3 finale. Shpirti dhe grinta, bëri që çunat të bënin këtë ndeshje. I kemi bërë nder qytetit të Durrësit”.

TAKTIKA – “Kam kërkuar që të jemi pragmatist. Në Laç kërkonim pikën e morëm, sot e vetmja mënyrë për ta ndaluar Tiranën ishte ta sulmonim lartë. Në ndeshje të tilla të gjitha janë të karikuar në maksimum. Duhet po ky shpirt gare edhe në Gjirokastër”.

ZËVENDËSIMET– “Kërkova që të vazhdonim të sulmonim lartë dhe mos e linim Tiranën të luante me topa të gjatë në zonën tonë. Dua t’i përgëzoj djemtë për shpirtin e garës, kanë një notë maksimale sot”.

TEUTA – “Vila ishte një zgjedhje e sforcuar, ai vrapon pafund. Kemi pasur dy lojtarë të dëmtuar: Çyrbja dhe Beqja. Ishim të detyruar ta bënim një zgjedhje të tillë. Avdyli ka ardhur i fundit në stërvitje. Këto ditë kemi punuar me dy seanca në ditë me Avdylin. Sot dha maksimumin e mundshëm, bravo i qoftë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!