Xhensila Myrtezaj flet për divorcin e prindërve: Mami ka qenë nënë dhe baba për mua

schedule22:25 - 15 Qershor, 2020

schedule 22:25 - 15 Qershor, 2020

Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj dhe marrëdhënien me babain.

Ndonëse një personazh “hermetik” sa i përket jetës personale, e gjendur përballë fëmijëve në ‘Kurthin e Piter Pan”, ajo ka treguar se për të ka rëndësi lumturia e prindërve pavarësisht se ata nuk janë bashkë.

Pyetja e fëmijëve lidhej pikërisht me rolin e nënës në jetën e saj, çka ka bërë që këngëtarja të emocionohet.

“Mami ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime dhe ka qenë për mua edhe nënë, edhe baba. Gjithsesi për mua rëndësi ka që ata të jenë të lumtur. Padyshim edhe babain e dua shumë.”

Gjatë periudhës së karantinës, në një tjetër intervistë televizive, Xhensila zbuloi se nëna e saj jetonte në Kosovë, ku kishte gjetur edhe “princin” e saj të kaltër.

Xhensila ka një motër e cila është parë shpesh krah këngëtares në rrjetet sociale./abcnews.al