Troisi: Më pëlqeu pjesa e dytë, Flamurtari s’ka më forcë. Klubi korrekt me mua

schedule19:23 - 15 Qershor, 2020

schedule 19:23 - 15 Qershor, 2020

Flamurtari ia doli të shënonte një gol, por u mposht 4-1 nga Kukësi i vendit të dytë. Trajneri i skuadrës vlonjate, Marcelo Troisi analizoi ndeshjen në Supersport, duke pranuar se djemtë e tij nuk kanë më motiv për të luajtur.

NDESHJA – “Flamurtari kishte shumë dëshirë për të bërë mirë. Ishte shumë e vështirë për ta përgatitur skuadrën. Në pjesën e dytë kemi qenë më mirë. U munduam të ndryshojmë diçka në lojë, ndryshuam skemën, krijuam edhe raste, por ekipi nuk ka më shumë forcë”.

FINANCAT – “Nuk mund të flas për pjesën e parave, pasi me mua kanë qenë shumë korrektë. Sipas mendimit tim, Flamurtari nuk ka vetëm probleme financiare, por ka edhe probleme në fushë, të cilat duken qartë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!