Klubi i Milanit ka vendosur të nxjerrë në shitje kartonin e mbrojtësit, Mateo Musacchio. Në muajt e fundit argjenitinasi e humbi vendin e titullarit dhe agjenti i tij nuk ishte i kënaqur se si kuqezinjtë po silleshin me klientin e tij.
Sipas raportimit të “Tuttosport”, janë dy klube spanjolle që po e monitorojnë situatën e Musacchios. Kontrata e tij me Milanin përfundon në qershorin e vitit 2021, por me shumë mundësi qëndërmbrojtësi do të largohet në fundin e këtij sezoni.
Sevilla dhe Valencia janë klubet që kërkojnë shërbimet e 29-vjeçarit. Një rikthim tek ekipi i Valencias mund ta tundojë Mateon, por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë ofertë nga Premier League. Klubet që e kërkojnë atë duhet të paguajnë plot 10 milionë euro në arkën e Milanit, i cili kërkon ta largojë mbrojtësin. /abcnews.al