Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali është ulur drastikisht. Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 26 viktima.
Ndërsa në total numri i të vdekurve ka shkuar në 34 371. Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 640 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 177 010
Autoritetet raportuan po ashtu se sot u regjistruan edhe 303 raste të reja pozitiv për një total prej 237 290
Në Rajonin e Lombardisë ishin 8 viktima nga koronavirusi dhe në total në këtë rajon ka shkuar në 16457 numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.
Po ashtu autoritete njoftojnë se pati edhe 259 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 91 917. /abcnews.al


