Asllani në “ABC News”: Në Maqedoninë e Veriut realizohen rreth 1 mijë testime në ditë

schedule07:58 - 15 Qershor, 2020

schedule 07:58 - 15 Qershor, 2020

Maqedonia e Veriut ka regjistruar shifra të larta të rasteve të reja me koronavirus.

Zv.ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Armend Asllani, në një intervistë për “ABC e mëngjesit” u shpreh se qytetarët tashmë janë të ndërgjegjësuar në respektimin e masave edhe pse theksoi se ka edhe nga ata që nuk i respektojnë.

Asllani bëri me dije se në Maqedoninë e Veriut është shtuar numri i testimeve, duke realizuar 1 mijë testime në ditë.

Ai theksoi se edhe pse një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve i respektojnë masat ka edhe prej tyre që nuk janë ndërgjegjësuar në respektimin e tyre.

“Rreth 200 pacientë në Maqedoninë e Veriut janë hospitalizuar”, u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se do të mbesin në fuqi vetëm masat që janë ndërmarrë deri tani, ndërsa shtoi se realizohen mbi 1 mijë testime në ditë.

“Nëse një pacient rezultonte pozitiv, atëherë realizohen testime të kontakteve të tij. Testimet do të vazhdojnë të pacientët simptomatik. Prioritet do të ketë personeli mjekësor, stafet e policisë apo edhe çerdhet. Sa i përket kufijve janë duke u përgatitur protokollet dhe pritet të merret një vendim”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!