Pas takimit mes ambasadores Kim dhe Rudina Hajdarit, kjo e fundit ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e saj në luftën për forcimin e demokracisë siç e quan ajo, për ndryshimet thelbësore zgjedhore.
Hajdari shkruan se beteja për ndryshimin zgjedhor dhe hapjen e listave vazhdon.
“Beteja ime, për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave për tu mundësuar shqiptarëve të jenë ata dhe jo kryetarët që i përzgjedhin përfaqësuesit në Kuvend, vazhdon”, shkruan Hajdari./abcnews.al