Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga plazhi, ku shihet i shoqëruar nga djem të rinj.
“Me këta çuna dielli vetëm lind”, shkruan Meta krah fotos.
Ditët e fundit Meta ka preferuar t’i kalojë në bregdet dhe larg zhurmës së Tiranës, për t’u rikthyer më i freskët të hënën, ku Reforma zgjedhore dhe ajo në Drejtësi mbeten në fokusin kryesor të politikës./abcnews.al