42 sekonda kanë mjaftuar për të shijuar golin e parë në ndeshjen Mainz-Augsburg. Skuadra udhëtuese ka zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen dhe udhëheq 0-1.
Florian Niederlechner është autori i një goli shumë të bukur. Veprim i bukur akrobatik i sulmuesit kryesor të Augsburg dhe hera e 12-të për këtë sezon që dërgon topin në rrjetë.
29-vjeçari veproi shpejt pa e parë fare portën dhe nuk e besoi as vetë atë që bëri. Një gol i rëndësishëm për miqtë, teksa pritet reagimi i Mainz. /abcnews.al